Maija, një platforme softuerike e pronave të patundshme e ndërtuar nga Brokerat për Brokerat

Merrni kontrollin dhe rritni produktivitetin tuaj me platformën e pasurive të paluajtshme Maija për agjentët, ndërtuesit dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme.

Listat e pronave CRM dhe mjetet Bashkësi ndërkombëtare Software Biznes

Ne kemi dëgjuar nevojat e industrisë së pasurive të paluajtshme. Dhe tani ne përgjigjemi me një platforme softuerike për agjentët e pasurive të patundshme dhe kompanitë e ndërtimit. Është e krijuar për të mbështetur punën e përditshme të një ndërmjetësi ose një zhvilluesi prone. Të gjitha tiparet më thelbësore për kryerjen e punës së përditshme të brokerimit të pasurive të paluajtshme janë në një platformë të vetme. Softueri i biznesit të pasurive të paluajtshme Maija përfshin CRM-në më të mirë të pasurive të paluajtshme në treg, një qendër të brendshme komunikimi, një numër në rritje të portaleve lokale dhe globale të listimit të pronave dhe shumë më tepër. Është projektuar nga ndërmjetësit për të qenë softueri më i mirë për agjentët e pasurive dhe zhvilluesit e pronave të paluajtshme.

Për agjentët e pasurive të paluajtëshme

Me një tarifë të arsyeshme mujore, ju merrni një mjet me të cilin kryeni të gjithë punët tuaj të përditshme me pasuritë e paluajtshme. Maija ka funksionalitete të shumta që ju ndihmojnë të keni sukses duke përfshirë faqen tuaj të personalizuar. Zgjeroni portofolin e pronave tuaja dhe dilni në tregjet ndërkombëtare.

Për kompanitë e ndërtimit

Ju mund t'i prezantoni projektet dhe pronat tuaja në tregjet ndërkombëtare dhe lokale. Shitjet bëhen më efikase kur çdo agjent imobiliar që përdor Maija mund t'ua shesë pronat tuaja klientëve të vet. Ju mund të menaxhoni materialet e shitjes dhe ndryshimet e çmimeve lehtësisht nga çdo vend dhe në çdo kohë.

Për kompanitë / zyrat e Pasurive të paluajtëshme

Kompanitë kanë të njëjtat mjete dhe opsione pune si agjentët. Përveç kësaj, paketa përfshin mjete dhe mundësi të raportimit për të menaxhuar aktivitet në nivel kompanie, faturimin dhe faqen prezantuese / informative të vetë kompanisë. Ju mund ta çoni kompaninë tuaj në një nivel tjetër zhvillimi me faqen e saj të personalizuar.

Një platformë Softuerike për agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ndërtuesit / zhvilluesit e pronave me funksionalitete të shumta

  • Një bazë e plotë me të dhënat e klientëve e bën efiçente punën e përditshme me pasuritë e paluajtshme.
  • Kalendarët efikasë për agjentët/ndërmjetësit dhe njoftimet e orareve ju japin një avantazh në shpejtësi për të kryer punët tuaja
  • Vendosini listimet tuaja me prona në tregjet lokale dhe ndërkombëtare me më shumë se 120 portale të listimit të pasurive të paluajtshme
  • Merrni statistika të plota mbi numrin e vizitorëve në faqen tuaj dhe planifikoni saktësisht fushatat tuaja marketing.
  • Referime eskluzive, në një mënyrë të thjeshtë
  • Përdorni lehtësisht Maija në telefonin tuaj celular ose laptop
  • Një rrjet i fuqishëm me agjentë të tjerë të pasurive të paluajtshme përdorues të Maija
  • Ofrojini klientëve tuaj prona nga ndërmjetës të tjerë dhe ndani komisionin me ta
  • Asitencë për ndihmë, trajnime në internet dhe në zyrë, si dhe video trajnimi

Ne ju ofrojmë mjetet dhe përfitimet më të mira

Fillo sot me Maija

Administroni biznesin tuaj në me Maija - platformë për agjentët e pasurive të paluajtshme dhe zhvilluesit e pronave apo kompanitë ndërtuese.

Faleminderit. Ne do ju njoftojmë sapo të fillojnë rregjistrimet për përdorimin e Maija

Rregjistrohuni për tu njoftuar me email për fillimin e abonimeve në Maija

Please enter a valid email address

Përse të zgjidhni Maija?

Maija është ndërtuar nga agjentë të pasurive të paluajtshme që kanë përvojë disa dekada në punën e brokerimit. Çdo veçori dhe opsion në Maija është krijuar për të mbështetur punën tuaj të përditshme të ndërmjetësimit dhe për t'ju ndihmuar të keni sukses. Maija punon si në telefona celularë ashtu edhe në laptopë. Pra, ju mund të bëni një tregti të pasurive të paluajtshme kudo që të jeni pa asnjë kufizim dhe me lehtësinë më të madhe.

Për një tarifë mujore, ju keni akses dhe do tëshfaqeni në më shumë se 120 portale ndërkombëtare dhe lokale të listimit të pronave. Ju merrni referime nga portalet e listimit të pasurive të paluajtshme drejtpërdrejt në emailin tuaj.

Një nga karakteristikat kryesore është bashkëpunimi me agjentë, zhvillues dhe kompani të tjera që përdorin Maijan. Ju mund t'ua shisni çdo pronë në Maija klientëve tuaj dhe ta ndani komisionin në gjysmë me ndërmjetësin e pronës. Përveç bashkëpunimit në shitje, ju keni një qendër të brendshme komunikimi ku mund të kërkoni ndihmë, të tregtoni pronat tuaja ose të diskutoni tema të rëndësishme pë ju.

Më shumë se 120.000 marrëveshje të finalizuara në Maija.

Portalet e pronave të patundshme të disponueshme në Maija

  • Oikotie
  • Imovirtual
  • Prian.ru
  • Realting
  • Properstar
  • Etuovi.com
  • Rightmove
  • Habita
  • Immowelt
  • Kleinanzeigen
  • Kyero
  • JamesEdition

Zgjidh gjuhën tënde